Policia e Durrësit ka shkatërruar një bazë prostitucioni, duke vënë në pranga dy femra dhe proceduar penalisht një të tretë. Zbulimi i rrjetit të shfrytëzimit të femrave u bë pas një hetimi dy mujor, duke finalizzar me sukses operacionin “Rent”. Shpresa Pisha 47 vjeçe, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses sipas policise kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R. Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Nga ana e policisë vijon hetimi për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al
Shkatërrohet një bazë prostitucioni, dy gra në pranga
schedule11:34 - 14 Dhjetor, 2017
schedule 11:34 - 14 Dhjetor, 2017