Shkatërrohet grupi i kokainës në Athinë, 4 shqiptarë të arrestuar

schedule09:00 - 10 Mars, 2023

schedule 09:00 - 10 Mars, 2023

Policia greke ka shkatërruar një grup shqiptaro-grek të shpërndarjes së kokainës në Athinë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 dhe 34 vjeç dhe një grek 31 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”.

Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!