Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në vendet e BE, pranga 197 personave, mes tyre edhe shqiptarë

schedule13:45 - 22 Shtator, 2023

schedule 13:45 - 22 Shtator, 2023

Europol në bashkëpunim me autoritetet policore të disa vendeve evropiane ka bërë të mundur arrestimin e 197 anëtarë të organizatave ndërkombëtare kriminale që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe që karakterizoheshin nga përdorimi ekstrem i dhunës.

Sipas njoftimit mësohet se të arrestuarit janë me përkatësi nga 34 kombësi të ndryshme, 33 prej ishin “Wanted” nga policia dhe gjashtë ishin klasifikuar si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Në akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit janë nga më të ndryshmet nga përfshirja në organizata kriminale në aktivitete të ndryshme kriminale, si trafik droge, vrasje, plagosje të rënda, pastrim parash, posedim armësh dhe larje hesapesh.

Ndër të tjera në media shkruhet se për 29 dosjet e hetimit që janë hapur për këto akuza, janë kryer 114 kontrolle, ku janë sekuestruar mbi 8 tonë lëndë narkotike, dhjetëra armë, automjete dhe miliona euro.

Ndër të tjera mësohet se mes 197 të arrestuarve për trafik droge, pjesëmarrjes në organizatë kriminale, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje, ka shtetas nga Shqipëria, Gjermania, Algjeria, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Sllovakia, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca, Irani, Irlanda, Italia, Letonia, Libani, Lituania, Maroku, Nigeria, Holanda, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Rusia, Serbia, Somalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Uruguai dhe Venezuela.

Njësia Qendrore për Drogën dhe Krimin e Organizuar (UDYCO) e Policisë Spanjolle i ka zhvilluar këto operacione speciale me forcat e tjera policore evropiane dhe me mbështetjen e Europolit, si dhe DEA-s, Frontex dhe Eurojust./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!