Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia greke në Athinë, ndërsa kanë përfunduar në pranga 22 persona.
Sakaq, mes të arretstuarve janë edhe dy shqiptarë. Operacioni u zhvillua në kryeqytetin grek dhe sipas policisë janë kontrolluar 20 shtëpi.
Gjithashtu janë sekuestruar, ndër të tjera, kokainë, heroinë, 42.100 euro, gjashtë makina, pistoleta, fishekë, si dhe makineri për përpunimin e kokainës.
Për të shpërndarë lëndën narkotike ky grup, që dyshohet se përbëhej me 50 anëtarë, përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.
Sipas mediave greke, hashashi kodohej si “goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat “karamele”. Heroinë ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”./abcnews.al