Shkatërrohet “Banda e Krishtlindjes”, kapen hajdutët shqiptarë në Itali

schedule15:41 - 18 Shkurt, 2020

schedule 15:41 - 18 Shkurt, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje. Ndalimi i dy shqiptarëve që njihen ndryshe si “banda e Krishtlindjeve”, është bërë këtë të martë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se të arrestuarit janë Mario Kishta, 21-vjeç, banues në provincën e Kremones dhe Isuf Fisti, 32-vjeç, banues në Reggio Emilia. Sipas autoriteteve italiane shqiptarëve pas kontrollit të ushtruar nga policia në shtëpitë e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme (bizhuteri dhe para të gatshme), si dhe mjete të ndryshme që nevojiteshin gjatë vjedhjes.

Hetimi kundër bandës filloi pasditen e 17 dhjetorit të fundit kur portat komunale të Rubieras, të pajisura me kamera, vërtetuan hyrjen e një Ford Kuga të vjedhur në një shtëpi në Sant’Ilario më 14 dhjetor 2019.

Duke supozuar se makina ishte përdorur për kryerjen e vjedhjeve, ushtria filloi hulumtimin dhe monitorimin e makinës, duke mbledhur prova të dobishme që më vonë lejuan, që arrestimet të bëhen sot. Gjithashtu mediat italiane bëjnë me dije se aktiviteti hetimor ka konstatuar se përdoruesit, nën festat e Krishtëlindjes, kanë qenë midis Reggio Emilia dhe Mantua, duke kryer vjedhje në shtëpitë nga të cilat vodhën para, bizhuteri dhe kompjuterë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!