Shkatërrimi i TIMS, Berisha: Janë zhdukur gjurmët e 54 udhëtimeve të Ballës me trafikantë

schedule13:40 - 7 Tetor, 2022

schedule 13:40 - 7 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë më e pasigurt sa ç’është sot.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët në Gjirokastër, Berisha foli për sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur vendin tonë që prej 15 korrikut.

Ai tha se hakërrimi i sistemit TIMS ka zhdukur të gjitha gjurmët e udhëtimit të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Sipas Berishës Balla ka udhëtuar 54 herë me trafikantët.

“Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë. Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi. Ka çuar tani një zëdhënës të vetin, se atë shefin e SHISH e dërgoi për shkollim, se paska qenë pa shkollë ky Helidoni, dhe çoi këshilltarin e tij që nuk është marrë kurrë me shërbimet inteligjente. Pra, ka shtrirë tërësisht kontrollin ne çdo qelizë. Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjëshmërisë së tij është më e madhe se çdo herë. Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi”, tha Berisha./abcnews.al/