Të shtunën, ELAS publikoi emrat dhe fotot e 14 anëtarëve të bandës që kryen grabitje dhe trafikim droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou.
Banda u zbulua pas një operacioni të ELAS-it më 27 shtator, kur një polic u sulmua me kaçavidë nga “koka e madhe”, shqiptari “Esko” , të cilin e plagosi me një plumb për të shpëtuar.
Vihet re se ndër 14 emrat e të cilëve u bënë publikë, përfshihet edhe 32-vjeçari “Esko”.
1-Rushit Ramazani, lindur më 20.02.1995 në Shqipëri
2-Marko Sulçaj lindur më 05.10.1989 ose 06.04.1997 ose 04.06.1997 në Shqipëri
3- Sigi Rustemaj i lindur më 29.04.1994 në Shqipëri
4-Ermir Meta i lindur më 13.08.1991 në Shqipëri
5- Veli Qose i lindur më 19.11.1997 në Shqipëri
6-Vassilis Suloti i lindur më 23.05.1989 në Shqipëri
7-Pappas Iraklis, i lindur më 12.11.1992 në Cholargo, Atikë
8- Aleksandros Malkas, i lindur më 16.12.1987 në Amarousio, Atikë
9-Nestor Malkas, i lindur më 11.07.1981 në Amarousio, Atikë
10- Dimitrios Birdas, i lindur më 16.02.1983 në Cholargo, Atikë
11-Ermin Ferhati, i lindur më 19.04.1995 në Shqipëri
12-Vasilis Vasil lindur më 19.03.1992 në Shqipëri
13- “Kalanderis” i lindur më 09.08.1989 në Shqipëri
14- Jurxhino Dura i lindur më 18.08.1994 në Shqipëri
Siç u bë e ditur pas operacionit të madh të ELAS-it, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve edhe drejtues të tyre.
Sipas ELAS, këto banda kryen gjithsej 29 grabitje me pikënisje konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou.
Konkretisht, banda e parë përbëhej nga 9 anëtarë dhe ishte përfshirë në 80 raste të trafikut të drogës. Banda e dytë listonte 24 anëtarë dhe kishte kryer 27 grabitje ndërsa banda e tretë kishte 18 anëtarë, ndërsa policia ende kërkon pesë persona të paidentifikuar.
Siç u konstatua, nga rastet e trafikut të drogës, 28 kanë ndodhur brenda ambienteve të universitetit.
/Abcnews.al/