Shkarkohet Rudina Hajdari

schedule16:11 - 14 Tetor, 2019

schedule 16:11 - 14 Tetor, 2019

Grupi parlamentar demokrat, heq nga drejtimi Rudina Hajdarin dhe emëron në krye të grupit Korab Litën. Gjatë ditës së sotme në një mbledhje me anëtarët e opozitës në kuvend, në zyrën e nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi, kanë vendosur që të zgjedhin kryetarin e ri të grupit parlamentar demokrat Korab Litën.

Lita do të zëvendësojë Rudina Hajdarin e cila ka qenë më parë në krye të këtij grupi. Anëtarët nuk kanë njoftuar arsyen e këtij zëvendësimi por përmes një postimi në rrjetet sociale, Lita ka njoftuar këtë ndryshim në kuadër të riorganizimit të brendshëm pa dhënë më tepër detaje.

Anëtarët kanë postuar edhe një foto nga kjo mbledhje ku shihen:

Arlind Çarcani

Halit Valteri

Halil Jakimi

Arben Elezi

Korab Lita

Alban Zeneli

Mylym Murrizi.

Kujtojmë se Korab Lita më herët ka qenë nënkrytar i bashkisë Kamëz.

“Te nderuar miq ,
Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.
Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.
Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.
KL.”,
ka njoftuar Lita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!