Është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i ministrit dhe nga zëvendës presidenca e partisë në pushtet. Per Sanberg tashmë ish ministri i peshkimit në Norvegji, u vu ne qendër të kritikave pas publikimit të lidhjes së tij me ish-miss Iranin, 30 vjet më e re se ai. Asaj i është refuzuar tre herë kërkesa për azil në Norvegji.
Ministri norvegjez i peshkimit dhe një nga përfaqësuesit kryesor të partisë ksenofobe në pushtet, Per Sandberg, u detyrua të japë dorëheqjen pasi shkeli rregullat e sigurisë pas një udhëtimi privat në Iran me ish-miss Iranin, me të cilën ka rënë në dashuri. Sandberg, 58 vjeç, numri dy i partisë së progresit, anti emigrante, pranoi se ka qenë në korrik në Iran me partneren e tij 28 vjeçare, pa lajmëruar më parë zyrën e kryeministrit dhe duke marrë me vete celularin e punës. Shërbimet sekrete norvegjeze cilësojnë Iranin si një nga vendet më aktive së bashku me Kinën për spiunazh.
Tashmë ish-ministër, ka qënë në muajin maj në Kinë, duke marrë sërish me vete celularin e punës. Sandberg, i cili u detyrua të heqë dorë dhe nga zëvendës presidenca e partisë së tij, pasi u bë publik identiteti i partneres së tij. 30 vjet më e re, Bahareh Letnes është një ish-miss e tashmë sipërmarrëse. Kërkesa e saj për azil në Norvegji është refuzuar tre herë, deri sa mori një leje qëndrimi, pasi sipas saj dëshironte të shmangte një martesë me detyrim në Iran. Mbështetës i një politike të ashpër për emigrantët, partia e progresit kërkon riatdhesim të shpejtë të azil kërkuesve që u refuzohet kërkesa.
Shërbimet sekrete norvegjeze kanë nisur hetimet, ndërsa opozita vazhdon të kritikojë ish-ministrin jo vetëm për arsyet e sigurisë kombëtare. Një nga pyetjet është se si mundi e fejuara e tij të kthehej dhe të nisej sërish nga Irani duke u konsideruar një refugjate në arrati?? Dyshohet se ish-missi ka lidhje me regjimin iranian dhe pse ajo i mohon akuzat./abcnews.al