Shkarkohet ministri i Jashtëm i Kinës

schedule15:52 - 25 Korrik, 2023

schedule 15:52 - 25 Korrik, 2023

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, gjendja e të cilit ishte çështje kurioziteti pasi nuk ishte shfaqur në publik për një kohë, është shkarkuar, ndërsa në vend të tij është emëruar Wang Yi, drejtori i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme pranë Partisë Komuniste Kineze (CCP).

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se sipas vendimit të marrë në sesionin e katërt të Komitetit të Përhershëm të Kongresit të 14-të Popullor Kombëtar, janë ndërruar ministri i Jashtëm dhe kreu i Bankës Qendrore.

Komiteti ka shkarkuar ministrin Qin Gang, i cili nuk është shfaqur në publik për një kohë, duke emëruar në vendin e tij, Wang Yi. Gjithashtu Komiteti ka shkarkuar nga detyra edhe kreun e Bankës Qendrore, Yi Gang, ndërsa në vendin e tij e ka emëruar Pan Gongsheng.

Presidenti kinez Xi Jinpining ka miratuar vendimet dhe ka nënshkruar dekretin presidencial. Ndërkaq, kryediplomati kinez nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth gjendjes së ish-ministrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!