Shkarkohen 3 drejtorë rajonalë të AKU, shkak shkeljet

schedule16:18 - 6 Janar, 2018

schedule 16:18 - 6 Janar, 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasoje e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se procesi i auditimit të aktivitetit të cdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!