Shkarkimi i Presidentit, ligjet kërkojnë hetim parlamentar për Metën

schedule15:39 - 24 Qershor, 2019

schedule 15:39 - 24 Qershor, 2019

Komisioni i Ligjeve e mbylli diskutimin për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe nesër do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. Socialistët u shprehën se Presidenti i kishte fyer me letrën e tij refuzuese për t’u dëgjuar në komision.

Socialistët janë të bindur se Ilir Meta duhet të shkarkohet si President Republike, po veç argumenteve për shkelje kushtetuese, u shtohet dhe një pretendim i ri. Socialistët ndihen të fyer nga gjuha e përdorur në letrën e së shtunës, ku Meta i njoftoi se nuk do të vinte në Komision.

Ulsi Manja kërkon që edhe kjo letër të jetë objekt i hetimit të komisionit parlamentar.

Dy ish bashkëpunëtorë të vjetër të Ilir Metës, u përplasën në Komision, duke ndarë mendime të ndryshme nëse Presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Megjithëkëtë, Spartak Braho nuk e paragjykon përfundimin e hetimit parlamentar.

Opozita me prejardhje demokrate, ju kujton të gjithëve se Ilir Meta është një krijëse politike e rritur nga socialistët.

Të mërkurën është seanca e fundit e Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Metës, ndërsa të enjten e 4 korrikut, pritet që Parlamenti të ngrejë Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë çështje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!