Shkarkimi i Metës, Mesi: Pikat që ka shkelur Presidenti

schedule15:40 - 8 Korrik, 2019

schedule 15:40 - 8 Korrik, 2019

Do të nisë  sot në orën 17.00 komisioni hetimor për Presidentin Ilir Meta. Komisioni  ngrihet pas miratimit të rezolutës së përpiluar nga mazhoranca, ku renditeshin shkeljet që sipas saj, ka kryer Presidenti lidhur me dekretet për zgjedhjet vendore.

Në studion e ABC News deputetja e PS-së Senida Mesi ka folur për parimet të cilat janë shkelur nga Presidenti Ilir Meta.

“Në bazë të rregullores dhe të procedurave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Komisioni i Ligjeve ka marrë në shqyrtim kërkesën e bërë dhe të firmosur nga 55 deputetë në lidhje me adresimin e problematikeve dhe inicimin e procedurave në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve dhe e ka gjetur atë të ligjshëm. Në dëgjesën të këtij Komisioni dhe i pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ku është parashtruar kërkesa në detaje e 55 deputetëve.

Kemi parashtruar një sërë problematikash të cilat janë të listuaka ku përmendim “ushtrimin e parimit të sovranitetit nga ana e popullit”; “cenimi i parimit të një Republike Parlamentare, ku Presidenti i Republikës ka marrë më shumë kompetenca nga sa i takon në një Republikë Parlamentare pasi nuk jemi Republikë Presidenciale”. Parime të tjera , ku është “parimi i periodicitetit, ku zgjedhjet si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror duhet të bëhen me një periodicitet prej 4 vitesh”. Nga ana tjetër nga adresimi i 55 deputetëve ka qenë edhe fakti se nga ana e Presidentit është marrë një vendim në  një formë të njëanshme, pasi nuk janë marrë për bazë kërkesat e partive politike”. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!