Shkarkimi i Metës, Komisioni i Venecias vizitë në Tiranë

schedule16:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 9 Gusht, 2019

Komisioni i Venecias nuk do t’i japë asnjë rekomandim Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës, pa dëgjuar më herët të gjitha palët. Pasi ka marrë një shkresë me 8 pyetje nga komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, një delegacion i Venecias do të mbërrijë në Tiranë në 9 Shtator për të grumbulluar fakte e qëndrime.

Komisioni i Venecias kthehet sërish në Tiranë. Kësaj radhe, jo për reformën në drejtësi, apo vettingun në politikë, por për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Pasi ka marrë një shkresë me 8 pyetje nga komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit, një delegacion i Venecias do të mbërrijë në Tiranë në 9 Shtator për të takuar të gjitha palët.

Delegacion bëhet nga Thomas Markert, Sekretar i Komisionit te Venecias dhe dy anëtarë të Komisionit, hungarezi Varga dhe finlandezi Tuori. Delegacioni do te shoqërohet dhe nga Schnutz Rudolf DÜRR, Drejtues i Divizionit për çështjet Kushtetuese në Komision.

Gjatë qëndrimit 3 ditor, janë parashikuar takime me personin nën hetim parlamentar, pikërisht Presidentin e Republikës, i cili akuzohet nga Kuvendi se duke dekretuar anulimin e 30 Qershorit si datë zgjedhjesh, ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Pasi të njihen me argumentet e Presidentit, komisionerët e Venecias do të takohen me Kryetarin e Kuvendit, me përfaqësues të qeverisë; me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; me Komisionin e Posaçme Hetimor; me opozitën, si dhe me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarë të shoqërisë civile./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!