Shkarkimi i Metës, Këshilltari i Presidentit denoncon: U tjetërsuan pretendimet

schedule11:50 - 7 Shkurt, 2022

schedule 11:50 - 7 Shkurt, 2022

Teksa në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose jo, të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, këshilltari  Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij janë falsifikuar.

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj ka bërë edhe një denoncim ku sipas tij janë tjetërsuar fjalët në pretendimet e presidentit.

“Denoncon marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak.” shkruan Presidenti Meta.

“I përcollëm Kuvendit disa prova të reja shtesë. Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja, na rezultoi në krahasim me atë të dërguar nga Kuvendi dhe atë online nga Kuvendi. Na rezulton një ndërhyrje apo manipulim prove. E themi këtë se i është parashtruar gjykatës dhe me përgjigje në mënyrë të detajuar. Urdhri mban datën 6 dhe jo 05/05. Është ndërhyrja e parë kjo.  Provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimet e Presidentit. Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje se ka edhe tek pika 20. Ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës. Aty thuhet për përmbajtje që duhej të shqyrtohej, duket sikur s’ka ndërhyrje por ka ndërhyrje. Na rezulton se ky urdhri është hequr fjala miratim. Janë ndryshuar edhe fjalët.” tha Derishaj. /abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!