Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos, ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për të falënderuar ish-trajnerin e tij, Unai Emery. Strategu spanjoll u shkarkua këtë mëngjes nga bordi drejtues i Arsenalit.
Ceballos erdhi tek Arsenali në verë në formë huazimi, si objektivi kryesor i Unai Emery. Ceballos dhe Emery kishin krijuar një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe largimi i trajnerit, nuk është pritur mirë nga mesfushori spanjoll.
Në Twitter, Dani Ceballos shkroi: “Trajner, thjesht dua të falënderoj që me ke ndihmuar gjatë kohës kur kemi punuar bashkë. Të uroj gjitha të mirat për të ardhmen tënde dhe për projektet e tua”./abcnews.al
Míster @unaiemery_ solo puedo darte las gracias por ayudarme en este tiempo que hemos compartido. Te deseo lo mejor en tus futuros proyectos . ?⚽??
Coach, I just wanna thank you for helping me during the time we spent together. I wish you all the best for your future projects. pic.twitter.com/RROzijNcXZ
— Daniel Ceballos (@DaniCeballos46) November 29, 2019