Rruga Burrel-Milot në vendin e quajtur Skuraj është kthyer me një sens lëvizjeje. Rruga ka pësuar shembje në një gjatësi të konsiderueshme. Shkak për këtë mësohet se është bërë fryerja e madhe e lumit Mat, ku ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e dheut e për pasojë edhe gjysmën e karrexhatës.
Firma mirëmbajtëse ka ndërhyrë me mjetet e saj për të mos lejuar shembjen e mëtejshme që do të sillte bllokimin total të rrugës. Ndërkohë për drejtuesit e mjeteve është vënë sinjalistika e nevojshme dhe qarkullimi i mjeteve po monitorohet e orjentohet nga punonjës të firmës mirëmbajtëse./abcnews.al