Shkarje të tokës në Kodrën e Currilave në Durrës

schedule12:22 - 2 Mars, 2018

schedule 12:22 - 2 Mars, 2018

Një sasi e madhe dherash ka rrëshkitur nga kodër Currilat, duke bllokuar edhe njerën anë të rrugës që lidh këtë zonë me shëtitoren Taulantia. Rrëshkitja e dherave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut që përfshinë qytetin ditët fundit. Edhe pse dherat kane rënë fare pranë bizneseve dhe banesave nuk ka pasur dëmtime në to. Tre vite më parë në këtë kodër u investuan afro 2 milionë euro. Por investimi nuk rezultoi afatgjatë, duke u dëmtuar vetëm 1 vit më vonë. /abcnews.al