Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është dhe shtetasi GJ.H. 57 vjeç, i cili në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Gj. H., 57 vjeç, banues në Lezhë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta katër pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet.
V.Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë – Ishull Lezhë është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Z., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al