Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe ishte në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në Sukth

schedule11:58 - 24 Dhjetor, 2025

schedule 11:58 - 24 Dhjetor, 2025

SUKTH- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi shkaktoi një aksident në Sukth.

Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa pemë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte person në kërkim dhe i dënuar më parë me burgim për mashtrim tatimor.

Nga verifikimet e mëtejshme u konstatua se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2024 me 2 vite burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sipas Policisë, në vitin 2022, i arrestuari  ka administruar një subjekt tregtar, për llogari të të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Subjekti i tij, së bashku me 12 subjekte të tjera, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 300 milionë lekësh.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri në automjet ka pësuar lëndime të lehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!