Shkak kartonët e verdhë, gjysma e Superiores me mungesa titullarësh

schedule16:40 - 29 Prill, 2021

schedule 16:40 - 29 Prill, 2021

Sërish një numër i madh lojtarësh të pezulluar në Superiore. Në javën e 31-të janë pesë futbollistë, të cilët nuk mund të aktivizohen dhe shumica prej tyre prej kartonëve të verdhë.

Gjysma e skuadrave të elitës do të kenë nga një mungesë. Bylisi nuk mund të aktivizojë sulmuesin Renato Spahiu, i cili u pezullua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me dy ndeshje, pas kartonit të kuq me Apoloninë.

Teuta ka një mungesë të rëndësishme në mesfushë në ndeshjen me Vllazninë në transfertë. Asion Daja ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të njëjtin fat kishte edhe mesfushori i Laçit, Ardit Deliu, i cili ka humbur sfidën me Kukësin në shtëpi. Të pezulluar janë edhe Vangjel Zguro i Skënderbeut dhe Mario Vasilj i Apolonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!