Shiu shoi zjarrin në Kukës, Mbrojtja Civile: Ka ende trungje që nxjerrin tym, situata në monitorim

schedule09:12 - 12 Gusht, 2021

schedule 09:12 - 12 Gusht, 2021

Reshjet e shiut që nisën pasditen e së mërkurës në Kukës bërën të mundur edhe shuarjen e zjarreve.

Komisionit i Mbrojtjes Civile Kukës bën të ditur sot se si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Qarkun Kukës vatra e zjarrit në Majën e Rrunës(Laku i  mollave) po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në marrjen e masave.

Aktualisht njoftohet se nuk ka vatra zjarri por në disa pjesë ka trungje të thyera dhe të pashuara që po nxjerrin tym. Megjithatë, sipas Mbrojtjes Civile ato nuk përbëjnë rrezik për riaktivizimin e vatrave.

Gjithsesi, situata po monitorohet nga banorët dhe rojet e zonës. Po ashtu bëhet e ditur se vatrat e zjarrit të rëna në Njësiinë Administrative Lekbibaj dhe Margegaj, bashkia Tropojë janë shuar plotësisht. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!