Apartamentet në bregdet për shkak të pandemisë, kanë mbetur stok.
Kreu i dhomës së tregtisë në Vlorë, Arben Breshani thotë se këtë vit nuk ka pasur asnjë shitje në tregun imobilar.
Sipas tij vitet e kaluar interes kanë shfaqur edhe të huajt.
“Sektori i ndërtimit në Vlorë ka disa vite që është në një periudhë stanjacioni. Por këtë vit ishte gati në nivele zero të ndërtimit sidomos të shitjeve. Kjo ka të bëjë me faktin se sektori i ndërtimit në njëfarë mënyre e mbarojë misionin që kishte, ndaj të gjitha firmat e ndërtimit tashmë duhet të drejtohen në sektorin e turizmit, në hoteleri dhe në resortet turistike”, shprehet ai.
Për shkak të uljes së konsumit dhe turistëve. Goditje pësuan baret, lokalet dhe restorantet.
“Pati shumë probleme të transportit me jashtë, kryesisht me Italinë dhe Greqinë. Pati probleme thuajse me të gjithë firmat e prodhimit, kryesisht me sektorin e prodhimit të peshkut”, u shpreh ai.
Arben Breshani foli edhe tek dy premtime që ende nuk kanë përfunduar, aeroporti dhe porti i qytetit.
“Aeroporti do të jetë një pikë shumë e rëndësishme e zhvillimit të turizmit rajonal dhe turizmit elitar. Përfundimet e punimeve të portit nuk po përfundojnë. i portit. Po ashtu kemi kërkuar që të kthehet në port turistik, në një port jahtesh”, tha më tej Breshani.
Breshani u ndal edhe tek sezoni i këtij viti. Edhe pse pati shumë vështirësi për shkak të pandemisë, për të turizmi veçanërisht në Vlorë arriti në nivelet rreth 60-70% krahasuar me një vit më parë viti me parë.
/abcnews.al/