Shitje narkotikësh/ Pranga të riut në Tiranë, shkon në 25 numri i të arrestuarve nga operacioni “Tempulli 4”

schedule09:43 - 15 Shtator, 2024

schedule 09:43 - 15 Shtator, 2024

TIRANË- Një 24 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim si pjesë e megaoperacionit të së shtunës, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 24 persona.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithsej nga ky operacion janë arrestuar 25 persona, të cilët akuzohen për shitje narkotikësh./ abcnews.al