Bashkia e Shkodrës ka bërë publike datën e hapjes së ofertave për ankandin e shitjes së klubit të Vllaznisë, që zotërohet në masën 100% nga Bashkia e qytetit më të madh verior.
Sipas dokumentit të siguruar nga ShkodraWeb, personat e interesuar për blerjen e kuqebluve do të kenë kohë deri më 9 mars. Në orën 10 të kësaj date, në Bashkinë e Shkodrës do të bëhet hapja zyrtare e ankandit.
Vlera fillestare e aksioneve do të jetë 50.6 milion lekë, ndryshe rreth 500 mijë dollarë. Përmes urdhrit të kryetares Ademi, disa ditë më parë u caktua edhe Njësia e Ankandit, që do të ketë si kryetar zotin Ardit Çylybyli, i cili mban postin e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër. /abcnews.al