Shiti biletat e koncertit për vendet që nuk kanë pamje nga skena, fansat zemërohen me Beyoncé

schedule13:40 - 3 Gusht, 2023

schedule 13:40 - 3 Gusht, 2023

A keni blerë ndonjëherë bileta për një koncert ku nuk do të mund ta shihni interpretuesin dhe kjo është e gjitha me qëllim? Beyoncé mendon se është krejtësisht normale, por fansat e saj nuk janë dakord.

Konkretisht, këngëtarja e njohur aktualisht është në një turne botëror të quajtur Renaissance, i cili përfshin 56 performanca në kuadër të promovimit të albumit të saj të shtatë.

Meqenëse turneu është jashtëzakonisht i popullarizuar, biletat “vetëm për të dëgjuar” sapo janë prezantuar, që do të thotë se fansat ulen pas skenës ku mund të dëgjojnë, jo të shohin, Beyoncé.

Këto bileta kushtojnë nga 157 dollarë për person e lart dhe fansat nuk janë aspak të kënaqur për këtë, sepse shumica dërrmuese mendojnë se spektakli që Beyoncé vendos në skenë është pikërisht ajo që ia vlen paratë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

“Më mirë të qëndroj në shtëpi,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër komentoi: “Të kërkosh 200 dollarë bileta Beyonce vetëm për të dëgjuar është qesharake. Kjo grua nuk ka lidhje me realitetin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!