Shitet në ankand për shifrën rekord fanella e Maradonës

schedule22:19 - 4 Maj, 2022

schedule 22:19 - 4 Maj, 2022

Fanella e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së botës të vitit 1986, Argjentinë-Angli 2-1, u shit në ankand për 8.8 milionë euro.

Padiskutim të gjithë e kujtojnë se në këtë ndeshje protagonist absolut ishte Maradona i cili arriti të shënonte dopietë në atë takim, ku golin e parë e shënoi me dorë, ndërsa të dytin pasi mori topin në mesfushë dhe shmangu gjysmën e skuadrës së Anglisë.

Lajmi u dha nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, që kishte marrë përsipër shitjen e fanellës që ka veshur “Dora e Zotit” në atë ndeshje madhështore të futbollit, por pa zbuluar emrin e blerësit. Në fakt, është një shifër rekord për një objekt sportiv.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në vitin 2019, kur një kaskë e Neë York Yankees, e veshur nga fenomeni I bejsbollit, Babe Ruth, ishte shitur për 5.6 milionë dollarë (rreth 5.3 milionë euro).

Para se të shitej në ankand, fanella e Maradonës ishte në pronësi të Steve Hodge, ish-futbollist anglez, që pikërisht në atë ndeshje historike kishte ndërruar fanellën me Maradonën. /f.a/abcnews.al