Shitet 22 milion dollarë ferma “Nerverland” e Michael Jackson

schedule13:23 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 13:23 - 25 Dhjetor, 2020

Ferma gjigante “Neverland” e  Michael Jackson është blerë nga miliarderi Ron Barkle për rreth 22 milionë dollarë, shumë më pak se çmimi fillestar i shitjes. Biznesmeni nga Montana ka investime në fushën e supermarketeve dhe industrisë muzikore. Michael Jackson kishte blerë këtë pronë prej 1.100 hektarësh, 65 kilometra larg Santa Barbarës, për 19.5 milion dollarë në vitet ’80.

Barkle ka qenë këshilltar për bizneset e Michael Jackson duke e ndihmuar dhe të lante borxhet e mëdha të grumbulluara për shkak të stilit të jetesës në vitet para vdekjes së tij. Sipas Wall Street Journal, çmimi prej 22 milion dollarësh është korrekt, dhe pse një reduktim drastik nga vlerësimi fillestar prej 100 milion dollarësh në vitin 2015. Një vit më parë çmimi kishte rënë në 31 milion dollarë por nuk ishte gjetur një blerës.

Michael Jackson, i zhytur në borxhe, pak para vdekjes në vitin 2009, kishte shitur fermën tek Koloni Kapital e Tomas Barack për 22.5 milion dollarë. Ferma u kontrollua nga hetuesit në vitin 2003 kur ylli i popit u akuzua se kishte abuzuar me fëmijët që kishte pritur në shtëpinë e tij. Policia gjeti shumë video dhe foto pedo – pornografike. Jackson u lirua nga akuzat në vitin 2005.

Një dokumentar i fundit i HBO “Duke u larguar nga Nevarland” shfaq dëshmitë e dy meshkujve të cilët pohojnë se janë abuzuar seksualisht nga Michael Jackson në kohën kur ishin ende fëmijë. Trashëgimtarët e yllit të muzikës pop, të cilët mohojnë akuzat, hodhën në gjyq rrjetin e HBP, dhe kanë fituar apelin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!