TIRANË– Procedohet penalisht një 46-vjeçar në Tiranë, i cili shiste lëndë piroteknike, të cilat i mbante në makinën e tij.
Autoritetet sekuestruan një sasi fishekzjarresh dhe kapsolle të llojeve të ndryshme.
Policia e Tiranës apeloi të gjithë qytetarët, që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.