Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lushnjë, “furnizonte” me kokaine gjithë zonën, kapet 32-vjeçari

schedule09:44 - 5 Nëntor, 2025

schedule 09:44 - 5 Nëntor, 2025

Pesë muaj hetime çuan policinë e Fierit në arrestimin e një shpërndarësi të drogave të forta në qendër të Lushnjës. Marko Xhafa 32 vjeç, dyshohet se shpërndante në të gjithë zonën e Lushnjës droga të forta përfshirë  kokainën. Burime nga komisariati i Lushnjës sqaruan se 32 vjeçari lëvizte me automjet në qytetin e Lushnjës dhe zonat përreth duke tregtuar lëndën narkotike.

Policia e Fierit shtoi se 32-vjeçari është me precedentë penalë në krimet kundër pasurisë por nuk ka qenë i dënuar më parë. Po këto burime thanë se hetimi për rastin po vazhdon për të zbardhur se nga e merrte drogën 32-vjeçari duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një rrjet shpërndarës të drogave të forta në Lushnje. Në momentin e arrestimit 32-vjeçari kishte me vete  dhjetëra doza kokaine.

Për policinë e Fierit kapja e 32-vjeçarit është vetëm fillimi i një hetimi më të gjerë për zbardhjen dhe çmontimin e një rrjeti të madh të trafikimit dhe shpërndarjes së drogave të forta në zonë. Aktivitetin e tij 32-vjeçari e kamuflonte duke udhëtuar jashtë vendit si punëtor sezonal në vendet fqinje por drogën dyshohet se e blinte brenda vendit për ta shpërndarë më pas në zonën e Lushnjës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!