Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi trafikonte lëndë narkotike.
Sipas policisë, 41-vjeçari shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Vlorës, ndërsa janë sekuestruar 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si edhe 2 celularë një automjet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/