Shiste kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Dhërmi

schedule13:53 - 6 Shtator, 2024

schedule 13:53 - 6 Shtator, 2024

Në Dhërmi është arrestuar një 35-vjeçar, që shiste doza të lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar 100 doza kokaine, shumë e konsiderueshme parash, një automjet, një celular, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan së bashku me një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike dhe një automjet tip “Volkswagen”.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë se 35-vjeçarit, i cili tregtonte drogë në zonën e Dhërmiut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!