Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 8”, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë është bërë i mundur ndalimi i të riut i cili shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një tabakino dhe mbante me vete mjet prerës thikë.
Gjithashtu është proceduar penalisht pronari i tabakinos, pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza kokaine, një mjet prerës thikë, paketa me cigare pa pullë fiskale, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë./abcnews.al