Një 44-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi shiste doza kokaine në lokalin e tij.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash, e cila dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.