Shiste doza kanabisi në Kamëz, pranga të riut

schedule09:34 - 3 Maj, 2023

schedule 09:34 - 3 Maj, 2023

KAMËZ- Një 27-vjeçar është arrestuar në Kamëz pasi shpërndante lëndë narkotike nëpër lagjet e qytetit. Policia thotë se personi i arrestuar i përgatiste dozat në banesë e më pas bënte “korrierin”  duke shpërnadrë drogën tek klientët. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 82 doza kanabis, gati për shtije.

Njoftimi i Policisë: 

Vihet në pranga 1 shtetas që përgatiste dozat e kanabisit në banesë dhe i shpërndante ato në lagjet e Kamzës. Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Demokracia”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin K. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, në rrugën “Xhorxh Bush”, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 82 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e përgatiste atë në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante ato, në lagjet e Kamzës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme/abcnews.al