Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin drogë në një tabakino në Himarë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë pronari dhe punonjësi i tabakinos.
Policia gjeti në tabakino kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash në euro, franga dhe lekë të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe 4 aparate celulare.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.