Shishe të thyera dhe gjurmë gjaku, zbardhet dinamika e ngjarjes në Korçë, i moshuari në gjendje kritike për jetën

schedule09:45 - 8 Shkurt, 2024

schedule 09:45 - 8 Shkurt, 2024

Zbardhet dinamika në lidhje me ngjarjen në Korçë, ku një i moshuar ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalë, pasi mori dëmtime të rënda në kokë.

Në sallën operative të Policisë është bërë një telefonatë për një vjedhje me dhunë në një banesë në Korçë. Ka qenë fqinja e 81-vjeçarit, Gaqo Tili që ka bërë telefonatën në polici, pasi ka parë derën e tij të hapur dhe në brendësi të banesës deri në rrugë shenja gjaku. Pas telefonatës policia ka shkruar në vendngjarje ku ka parë shishe të thyera dhe gjurmë gjaku gjithandej, duke hequr kështu pistën e grabitej siç u raportua fillimisht.

Hetimet janë përqendruar te një konflikt i mundshëm.

Tili, i cili jetonte i vetëm në banesë ndodhjet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Korçës./abcnews.al