Shishe molotovi, sëpatë, thikë e libër sekti fetar me vete: Pamje të 37-vjeçarit që tentoi të digjte kutitë

schedule22:54 - 25 Prill, 2021

schedule 22:54 - 25 Prill, 2021

Abcneës.al ka siguruar pamje nga momenti kur një 37- vjeçar në Fier kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, pak pas mbylljes së procesit të votimit në fshatin Agim.

Në pamje mund të shihet 37-vjeçari me iniciale M. P., i cili mban në dorë një shishe më lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’u vërë flakën kutive. 37-vjeçari u neutralizua nga forcat policore që ndodheshin në qendrën e votimit për t’u siguruar për mbarëvajtjen e procesit.

Policia njoftoi se fillimisht personi në fjalë , banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit. 37-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier ndërsa policia sekuestroi tre shishe molotov, një sëpatë dhe thikë dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!