SHISH njoftoi për pengimin e anëtarëve të “Agimit të Artë”

schedule16:33 - 10 Nëntor, 2018

schedule 16:33 - 10 Nëntor, 2018

Shërbimi Informativ Shtetëror njoftoi Policinë e Shtetit se do të kishte shfaqje antishqiptare nga ekstremistët grekë gjatë ceremonies së varrimit të Kostandinos Kaçifa. Për atë situatë, SHISH kishte evidentuar se kush ishin drejtuesit dhe se kush nga ata nuk duhet të hynte në territorin shqiptare mëngjesin e 8 Nëntorit. 

Policia Shqiptare kërkon ndihmën e homologëve të saj grekë, për të identifikuar disa ekstremistë të shtetit fqinj, të cilët ishin pjesmarrës në varrimin e Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, duke bërë thirrje antishiptare. 52 grekët u shpallën të padëshirueshëm gjatë një komunikimi për mediat të enjtën nga zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet edhe më shumë. Si provë materiale janë siguruar pamjet filmike të publikuara nga mediat, nga vetë agjentët e Antiterrorit si edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Edhe pse më herët SHISH kishte skeduar disa nga anëtarët e “Agimit të Artë” si edhe të “Rinjtë e Vorio-Epirit” që do të merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifas, përsëri policia shqiptare konkretisht ajo e kufirit nuk mundi t’i pengojë të hynin në territorin tonë. Të  shpallurit “non grata” erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri nga Athina, Livadhjaja, Patra dhe Igumenica, por disa prej tyre arritën të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit të gjelbër edhe pse urdhri ishte të mos lejoheshin të hynin në pikat e kalimit kufitar.

Ky është numri më i lartë i shtetasve të huaj të shpallur persona “non grata” në Republikën e Shqipërisë. 44 grekë nuk do të lejohen të hyjnë në vendin tonë për 10 vjet, ndësa 8 të tjerë për 15 vjet. Për 11 u regjistrua procedim penal dhe hetim në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm kufiri, nxitje të urrejtjes e grindjes dhe shpërndarje të parrullave që synojnë cënimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Babis Karathano dhe Anestis Kacis janë dy ekstremistët grekë ndër më kryesorët që organizuan ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifa, e më pas hodhën parrulla fyese kundër vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!