Plani i Superiores ka ndryshuar prej reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin tonë. Për shkak të dëmtimit të fushës në “Elbasan Arena” pas ndeshjes Partizani-Vllaznia, takimi Kukësi-Kastrioti është vendosur të luhet të dielën në Shkodër, prej orës 13:45.
Fillimisht ishte menduar të luhej të premten prej orës 18:00 në Elbasan. Me ndryshimin e planit, java e 18-të e Superiores nis me përballjen kryesor të javës, Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi”. Luhet të premten, prej orës 18:00.
Të shtunën luhen tre përballje dhe një nga takimet më interesante zhvillohet në Ballsh, aty ku Bylisi pret Partizanin e vendit të dytë dhe kërkon pikë të arta për të mos rënë nga Superiorja.
Në kryeqytet Tirana pret Skënderbeun, klub që renditet në fund dhe ka mbetur edhe pa trajner pas largimit të Julian Ahmatajt. Të dyja këto takime nisin në 13:45, kurse tre orë më pas Teuta duhet të bëjë detyrën kundër Apolonisë në “Niko Dovana”. / abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 18
E premte, më 5 shkurt 2021
Ora 18:00 | Vllaznia-Laçi
E shtunë, më 6 shkurt 2021
Ora 13:45 | Bylisi-Partizani
Ora 13:45 | Tirana-Skënderbeu
Ora 16:45 | Teuta-Apolonia
E diel, më 7 shkurt 2021
Ora 13:45 | Kukësi-Kastrioti