Shikoni se si ka ndryshuar Mykonos përgjatë viteve

schedule23:13 - 1 Shtator, 2018

schedule 23:13 - 1 Shtator, 2018

Mykonos ishte ishulli i parë grek që u bë një destinacion turistik. I famshëm për shoqërinë e të pasurve, jetës së natës, muzikës dhe të gjitha netëve festive.

Është shumë larg nga ditët e pastërtisë dhe thjeshtësisë që dikur e karakterizonin këtë ishull.

Njerëz super të pasur dhe të famshëm si Aristoteles Onassis dhe Stavros Niarchos filluan të mbërrijnë në Mykonos në vitet ’50 me avionët e tyre personalë.

Në vitin 1954, Mbretëresha Frederica e Hanoverit organizoi një lundrim në ishujt grekë për princat dhe princeshat e Evropës.

Jackie Kennedy e vizitoi gjithashtu Mykonos, në vitin 1961.

Në vitet ’70, kur çifte homoseksualësh zbuluan ishullin Mykonos, kishte aq shumë anije që vinin në ishull, saqë nuk mund të ankoroheshin në port.

Udhëtarët në ishull u transferuan në bregdet me anije të vogla, dhe gjëja e parë që panë ishin gurë dhe disa shtëpi të vogla e të bardha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!