Shijoi uzon e fundit, del në gjyq me jelek anti-plumb bullgari që përdhunoi shqiptaren

schedule17:44 - 23 Qershor, 2021

schedule 17:44 - 23 Qershor, 2021

Një ditë pas arrestimit, autoritetet greke kanë nxjerrë përpara gjykatës bullgarin që u prangos me akuzën e përdhunimit të një 50-vjeçareje shqiptare, e cila punonte pastruese në Athinë. Bullgari dhe bashkëpunëtori i tij të dy ishin të veshur me jelek anti-plumb dhe të shoqëruar nga forca të shumta policie në momentin që u futën në godinë.

Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri përpara se t’i vendoseshin prangat.  Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.

Dy ditë më parë, gruaja shqiptare dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit. “Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’ tha më tej ajo. Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte. “Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar.

Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo. 50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!