Shijaku “me kryqe të kuq”, rrezohen 30 pallate të dëmtuara nga tërmeti, 90-vjeçari: Aty kam kujtimet

schedule22:09 - 6 Maj, 2020

schedule 22:09 - 6 Maj, 2020

Gjashtë muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, Shijaku është gati të nisë një fazë të re, atë të rindërtimit.

Qyteza e vogël i ka shenjuar pjesën më të madhe të pallateve të saj me kryqet e kuq, si tregues se pas më shumë 35 vitesh fati i tyre është të rrafshohen përpara se të marrin të tjera jetë njerëzish nën rrënoja.

Rreth 450 familje mbetën në qiell të hapur pas tërmetit të nëntorit dhe janë në pritje që plani i rindërtimit të jetë sa më i shpejtë.

Zeneli ka jetuar që nga viti 1985 në këtë apartament. Aty gëzoi fëmijët e tij, aty u bë gjysh dhe pavarësisht rrezikut edhe pse pallati u shpall i pabanueshëm për 6 muaj jetoj i vetëm aty.

“Këtu kam ndenjur unë, nuk kam lëvizur. Këtu kam fjetur”, thotë ai.

Edhe pse themelet e pallatiti të tij të vjetër janë tronditur, Zeneli është krenar që apartamenti i tij i mbijetoj tërmetit të nëntorit.

“Këtu ka qenë 9.5 tërmeti. Më vjen keq, por duke ikur të tjerët, unë çfarë do bëj”, shprehet i moshuari.

Edhe përballjen me pandeminë e ka kaluar i vetëm në banesën e tij.

“Virusin e kam kaluar me barnat e mia se unë jam mjek popullor”, shprehet Zeneli.

Pret që pasi të banesa ku kaloi gjysmën e jetës të shembet, bashkia t’i gjej një strehë apo t’i jap një ndihmë për të gjetur një tjetër banesë.

“Atë aplikimin e kam bërë në shkurt, por nuk kam marrë gjë. Do shkoj në bashki, kur të dal nga këtu”, thotë ai

30 pallate do të shemben në Shijakun e vogël, për t’i dhënë fund edhe atyre kujtimeve të forta që ato dridhje të forta e tronditën fundin e nëntorit të 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!