Shijak/ Plagosi me thikë 20-vjeçarin, i mituri shoqërohet në polici

schedule07:39 - 31 Maj, 2024

schedule 07:39 - 31 Maj, 2024

Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Shijak. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është një i mitur.

20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se 14-vjeçari është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!