“Shifrat reale”, kryeministri Sanchez: Spanja i ka tejkaluar 3 milion të infektuar me koronavirus

schedule13:26 - 23 Tetor, 2020

schedule 13:26 - 23 Tetor, 2020

Numri real i rasteve me koronavirus në Spanjë e tejkalon tre milionin. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Pedro Sanchez në një konferencë shtypi të premten.

Sanchez citon gjetjet e një studimi kombëtar me bazë antitrupat në popullatë. Sipas të dhënave aktuale, zyrtarisht, Spanja rezulton të ketë 1,090,521 të infektuar dhe 34,521 vdekje nga Covid-19.

Ndërkohë, rajonet spanjolle të Castilla dhe Leon e Valencia kërkuan të premten që qeveria të vendoste ndalimin e orëve policore gjatë natës  pasi autoritetet dështuan të merrnin një vendim mbi kufizimet në mbarë vendin një ditë më parë. s.b/abcnews.al/