Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Shefi i ekzkutivit, Kurti ka deklaruar para të gatshme në bankë në vlerë prej 119.58 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.
Kurti gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 250 mijë euro në afat për 24 vitesh, e marrë në emër të blerjes së banesës. Nga të hyrat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr 16,647.69 euro në vit, ndërsa ka thënë se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës, raporton Kosova Press.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të premten regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.