Titulli kampion synohet nga katër skuadra këtë sezon në Superiore, pasi edhe diferenca e Vllazninë me Partizanin, Laçin dhe Teutën është mjaft e vogël. Gara pritet të jetë interesante deri në fund.
Ky vit, ka parë dy skuadra mbi të tjerat, në aspektin e pikëve. Sigurisht me diferencë të vogël, pasi i tillë është kampionati. Skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë është Laçi, me 20.
Partizani e ndjek me 19 pikë, ndërkohë që Teuta gjatë këtij viti ka pasur një ecuri të mirë dhe ka arritur të grumbullojë 17 pikë. Vllaznia në javët e fundit ka vuajtur.
Kryesuesit e kampionatit kanë marrë 6 pikë në 6 ndeshjet e fundit, kurse në vitin 2021 numërojnë 15 pikë. Kukësi mbyll pesëshen e parë, me 13, po aq sa Tirana kampione në fuqi.
Nga ekipet që luftojnë për mbijetesë Skënderbeu ka bërë paraqitjen më të dobët, me 5 pikë, një më pak se Apolonia dhe dy më pas se Bylisi. Kastrioti që tenton të sigurojë mbijetesën sa më parë ka marrë 9 pikë. /abcnews.al