“Shifrat e publikuara nga Rama janë manipulim”, Duma: Nuk është ngatërresë, por strategji malinje

schedule19:12 - 8 Prill, 2020

schedule 19:12 - 8 Prill, 2020

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar shifrat e publikuara nga kryeministri Rama për përhajen e Covid-19 në Shqipëri.

Teksa shifrat e kryeministrit ndryshojnë nga ato të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, Duma i quan ato të Ramës “manipulim”.

Ish-deputetja demokrate thekson se “nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd”.

Reagimi i Grida Dumës:

Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë falsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.

Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.

Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.

Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet me forcë të bëjmë transparencë!

Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!