Shërohen më shumë se gjysma e të prekurve nga koronavirusi

schedule14:23 - 6 Mars, 2020

schedule 14:23 - 6 Mars, 2020

Më shumë se gjysma e të prekurve me koronavirus në të gjithë botën janë shëruar. Nga të dhënat e fundit nga Universiteti “Johns Hopkins” me virusin e ri janë infektuar 100,052 njerëz.

Numrin më të madh të të infekruarve e ka Kina që është edhe vendi ku shpërtheu fillimisht virusi i ri në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq, 20 mijë prej të infektuarve janë jashtë Kinës.

Numri i viktimave aktualisht është 3,398, kryesisht në Kinë. Ndërkohë, numri i të prekurve që janë shëruar është 55.671. Pra më shumë se gjysma e të infekruave e kanë fituar betejën me virusin që u përhap me shpejëtsi në shumë vende të botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!