Shifrat dhe maskat, Murrizi ironi me Ramën e Bashën: Dy çuna ka Tirona, bojn harab një kasaba

schedule19:40 - 13 Tetor, 2020

schedule 19:40 - 13 Tetor, 2020

Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar me anë të një postimi në Facebook, kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Kreut të qeverisë, Murrizi i kujton deklaratën që bëri në fillim të epidemisë në vend, nga foltorja e Kuvendit rreth mbajtjes së maskave, ndërsa kreun demokrat për lapsusin me shifrat.

Me ironi, Murrizi thotë se ata i kujtojnë një këngë të vjetër, vargjet e së cilës janë: DY ÇUNA QE KA TIRONA, BOJN HARAB NJE KASABA

Postimi në Facebook

“Çfar ka ndikuar qe Dr Prof biologo-epidemiologu Kolombo Pipero Rama ka ndryshuar mendim per maskat dhe Prof Dr Basha i ekonomise globale ben “ nikoqirin” e bizneseve 6 nga 4 kane falimentuar
Kur i degjon se sa “ kopetent” jane sejcili ne fushen e Tij me kujtohen dy vargjet e kenges:
DY ÇUNA QE KA TIRONA
BOJN HARAB NJE KASABA
Ne fakt keta jane 4 “ çuna” dhe nje goce qe kane bere haram nje dynja” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!